Itali, 19 mars 2014– Karabinierët italianë neutralizuan një bandë shqiptare, që vepronte në rajonin gjermanofon të Tirolit të jugut. Në qytetin e Meranos Gent Babaj, 33 vjeç, Miklovan Toska, 21 vjeç dhe Edison Likaj, 20 vjeç kishin zënë pritë për të grabitur me dhunë drejtorin e një supermerkati në qytetin e Meranos. Ata ishin të pajisur me leva dhe letër ngjitëse për të neutralizuar viktimën e tyre.
Ndërhyrja e karabinierëve ua hoqi gjahun nga dora tre hajdutëve. Ata u arrestuan menjëherë, ndërsa u sekuestrua motoçikleta, që po përdornin në momentin e grabitjes.
/gje.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





