GREQI-Policia greke ka arrestuar 3 fëmijë shqiptarë, në Nea Moudanja të Halkidikisë. 

Të arrestuarit janë 3 fëmijë të moshave 15 dhe 14 vjeç, të cilët akuzohen “për fyerje të simboleve të shtetit grek”. 

Policia greke bën të ditur në komunikatën zyrtare, se tre të miturit, zbritën flamujt grekë, i shkelën ata duke bërë edhe gjeste të turpshme, ndërsa i treti filmonte skenën me një kamera telefoni. 

U shoqëruan në komisariat edhe prindërit e fëmijëve, për neglizhencë. 

Policia e Moudaniasë ka marrë përsipër hetimin e çështjes.