Policia e Tiranës sekuestruar 14.7 kg kanabis dhe ka vënë në pranga tre poseduesit e saj.

Në kuadër të operacionit të koduar “Lapidari”, u arrestuan Hamdi Rrafmani 26 vjeç, Kledian Jonuzaj 28 vjeç dhe Lutfi Çollaku 28 vjeç, të tre banues në fshatin Lana Bregas të Tiranës.

Në hyrje të fshati Krrabë, te “Lapidar”, këtyre personave iu gjetën dhe iu sekuestruan 14.7 kg kanabis sativa, një peshore elektronike, 5 celularë dhe një automjet tip “Nissan Patrol”.