Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, efektivët e policisë së Durrësit kanë bërë të mundur kapjen e disa personave që kërkoheshin për vepra të ndryshme penale.

Së bashku me Kreshnik Dritën, autorin e plagosjes më 10 korrik të 2011-s, shkon në 4 numri i të rinjve që janë kapur nga uniformat blu.

Në pranga kanë rënë Bledar Zeqja 30 vjeç, Liridon Salihi 24 vjeç, dhe Rezart Lenja 32 vjeç, të tre banues në Durrës.

Bledar Zeqjen, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, më datë 15.11.2013, e ka dënuar me 2 vjet burg  për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Liridon Salihin, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, më datë 25.03.2014, e ka dënuar me 3 muaj dhe 10 ditë burg për veprën penale “Falsifikim të dokumenteve”.

Rezart Lenjan, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, më datë 05.11.2011, e ka dënuar me 8 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Materialet e të gjitha çështjeve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

S.L.