Mbi bazën e një informacioni të marrë nga qytetarët, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë tre persona, të cilët u kapën me drogë.

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga Xh.S., 23 vjeç, banues në Fratar, Mallakastër, A.T., 26 vjeç, banues në Darzezë, Fier dhe J.S., 37 vjeç, banues në Fier.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruar në automjetet e tyre, kanë gjetur rreth 29 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu u sekuestruan dhe 2 automjete e 3 aparate celularë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale ” Prodhimi dhe shitja e narkotikeve e kryer në bashkëpunim”.