Tre vajza janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi ishin të punësuara në një qendër masazhi që shfrytëzohej për prostitucion.
Në pranga janë vënë shtetaset R. L., 20 vjeçe, G. Xh., 23 vjeçe, V. Ç., 20 vjeçe, të treja banuese në Tiranë, dhe shpallën në kërkim shtetasen A. L., 23 vjeçe. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. V., 36 vjeçe.
“Këto shtetase ishin të punësuara në një qendër masazhesh, në të cilën, përveç aktivitetit të regjistruar si qendër masazhesh, ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit,” njoftoi policia.





