Tre persona nga Durrësi janë arrestuar në flagrancë nga policia, pasi drejtonin mjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.
Të arrestuarit janë:
Elisko Kasa 22 vjeç,
Avjon Sokolaj 37 vjeç,
Saimir Hoxha 40 vjeç.
22-vjeçari Elisko Kasa u kap në lagjen Nr. 1, rreth mesnatës, duke drejtuar mjetin tip “BMW”, me targa AX7 PROVW pa dokumente dhe pa leje drejtimi.
37-vjeçari Avjon Sokolaj, u kap në lagjen Nr. 18, duke drejtuar mjetin tip “Audi A6”, me targa GF09CPN, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.
40-vjeçari Saimir Hoxha 40 vjeç, u kap në lagjen Nr. 13 (Plazh), duke drejtuar mjetin tip “Opel” Veturë, me targa DH 370 FJ. Ai ka goditur nga prapa mjetin tip “Ford”, me targa AA 816 LB, duke shkaktuar dëme materiale. Nga testi i alkoolit, rezultoi se Saimir Hoxha ishte në gjendje të dehur.





