Itali, 27 maj 2014 – Vetëm 10 ditë më parë u vra në Torino Moussa Seck, një shpërndarës droge afrikan nga Gaboni. Në sajë të filmimeve nga telekamerat e zonës u arrestuan tre nga gjashtë shqiptarët pjesëmarrës në vrasjen e zezakut.

Ky shpërndarës droge së bashku me një grup afrikanësh nga Gaboni dhe Senegali po qëndronin afër “vendit të punës” të një prostitute bukuroshe shqiptare. Prezenca e zezakëve i largonte klientët e prostitutës, për më tepër që viktima po e ngacmote me fjalë dhe gjeste prostitutën shqiptare.

Ajo i telefonoi mbrojtësit të vet duke i kërkuar ndihmë. Në pak minuta mbërrijnë 3 makina me 6 shqiptarë, të cilët i kërcënojnë zezakët dhe i urdhërojnë të zhduken nga zona. Ndërsa shqiptarët po hipnin në makina, zezaku Moussa Seck godet me  shishe njërën nga makinat duke i thyer stopin.

Kjo goditje e mbushi kupën. Njëri nga shqiptarët zbriti nga makina dhe qëlloi pesë herë me pistoletë. Një plumb goditi gabonezin në gjoks duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, dy plumba të tjerë goditën makinën e tretë të shqiptarëve, madje plagosën lehtë njërin prej tyre

Policia italiane arrestoi për pjesëmarrje në vrasje tre shqiptarët: Altin Arapin, 34 vjeç; Klaudio Rroshin, 35 vjeç dhe Elis Sulën, 24 vjeç.

Tre shqiptarët e tjerë, njeri prej të cilëve është personi, që hapi zjarr u shpallën në kërkim. Policia italiane dyshon se ata janë kthyer në Shqipëri dhe të paktën njëri prej tyre fshihet në qytetin e Kavajës.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/