30 protestues të opozitës janë arrestuar nga policia dhe mbi 30 të tjerë janë shoqëruar pas tubimit të dhunshëm mbrëmjen e djeshme që zgjati tre orë.
Protesta e djeshme që ishte e shtata kombëtare e opozitës, nisi me fjalimin e Bashës te Kryeministria ku militantët hodhën breshëri kapsollash ndaj policisë, ndërsa situata më pas agravoi te parlamenti.
Nga dhuna e ushtruar, 10 efektivë edhe 3 protestues mbetën të plagosur nga shpërthimi i mjeteve piroteknike.





