Gjatë një kontrolli të ushtruar gjatë ditës së sotme, policia ka sekuestruar 3000 mijë euro të falsifikuara ndërsa katër shtetas përfunduan në pranga.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, pas informacioneve të mara në mënyrë operative, finalizuan operacionin e koduar "Kartmonedha".

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit G.F, 26 vjeç, A.Sh, 35 vjeç, E.G, 31 vjeçe dhe E.Z, 34 vjeç, banues në Memaliaj, Tepelenë.

Arresimi i tyre u bë pasi në vendin e quajtur "Rreth rrotullimi i parkut" Fier,  gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip "Volkswagen" me të cilin po udhëtonin, i janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 6 kartmonedhash me vlerë 3000 euro, me të njëjtin numër serie të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për hetim të metejshëm në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprën penale "Falsifikimi i monedhave i kryer në bashkëpunim".