Katër persona janë arrestuar në Durrës për vepra të ndryshme penale.

Dy prej të arrestuarve akuzohen për dhunë ndaj bashkëshorteve, një 21-vjeçar u kap me kanabis dhe armë, ndërsa një 64-vjeçar u ndalua pasi ishte në kërkim.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasin R. Rr., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike cannabis dhe municion luftarak.

U arrestuan shtetasit:

G. B., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;

V. P., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Sektori i Policisë Rrugore ndaloi shtetasin në kërkim S. F., 64 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Durrësit e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.