Katër persona janë vënë në pranga të policisë, pasi dyshohet se janë përgjegjës për vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj, kufoma e të cilit është gjetur në grumbullin e mbeturinave te Landfilli i Sharrës.

Sipas policisë, më datë 07.08.2016, ora 23:00, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Besnik Braha, 53 vjeç, banues në Tiranë, me detyre përgjegjës firme;

Edmond Kollari, 40 vjeç, banues në Tiranë, drejtues eskavatori.

Dëfrim Hakrama, 44 vjeç banues në Tiranë,  përgjegjes turni.

Bujar Daja, 45 vjeç, banues në Kavajë, përgjegjës i punonjësve

Gjithashtu po punohet për kapjen e shtetasit Edurim Teqja, 48 vjeç, banues në Peqin, administrator i firmës “3 K SH.P.K”.

Arrestimi i tyre i bë sepse në orën 14:30, tek Landfilli i Sharrës, në grumbullin e mbeturinave është gjetur kufoma e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj, banues në Kombinat, i cili ishte punonjës sezonal në Landfillid, i pa regjistruar te firma “3K SH.P.K” dhe dyshohet se është aksidentuar për vdekje nga një mjet tip “Eskavator me kova”, gjatë punës në Landfill.

Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për  veprën penale “Shkelje te rregullave të mbrojtjes në punë” parashikuar nga neni 289 i K.P për shtetasit Besnik Braha, Dëfrim Hakrama, Bujar Daja, Edurim Teqja, si dhe për veprat penale të “Shkelje te rregullave të mbrojtjes në punë” dhe ” Drejtim mjeti në mënyrë jo te rregullt”parashikuar nga Nenet 289 & 291 të Kodit Penal për shtetasin Edmond Kollari, i cili është drejtuesi i eskavatorit, i papajisur me leje drejtimi përkatëse.