Prokuroria per Krime te Renda ka urdheruar arrestimin e 4 punonjesve te Policise ne piken e kufirit Qafe-Thane, te dyshuar per vepren penale te “trafikut te narkotikeve” ne bashkepunim, ne vijim te hetimit te nisur pas zbulimit te nje kamioni maqedonas me 8 ton kanabis ne Itali, ne shkurt 2017.
Ne baze te hetimit te Prokurorise per Krime te Renda ka rezultuar se efektivet e policise kane krijuar lehtesite qe ky kamion, i ngarkuar me narkotike, te kaloje pa u kontrolluar ne Qafe-Thane.
Ne baze te hetimit te Prokurorise, Gjykata per Krime te Renda ka caktuar masen e sigurise, te cilat jane zbatuar mbremjen e sotme nga Sherbimi i Ceshtjeve te Brendshme, per efektivet e policise:
- Clirim Pepa, pergjegjes turni;
- Ervin Kodra, kontrollor hyrje-dalje;
- Lirim Halili, kontrollor te kabina ne hyrje;
- Syrja Terziu, kontrollor ne hyrje





