ITALI, 13 shkurt 2013– Arrestohen katër grabitës shqiptarë në Savona. Karabinierët kanë arritur të prangosin 4 të rinjtë që piketonin vila të izoluara dhe më pas futeshin në to për të vjedhur paratë, bizhuteritë apo automjetet në kohën kur pronarët ishin në gjumë.

Siç raporton La Stampa shqiptarët akuzohen për katër grabitje të regjistruara nëntorin e kaluar dhe janarin e këtij viti në Loano, Borghetto Santo Spirito, Boissano e Cairo Montenotte. Gjatë operacionit për kapjen e tyre janë sekuestruar edhe dy automjete të grabitura.

Të rinjtë e moshës nga 22 deri 27 vjeç nuk figuronin me precedentë penalë. Tre prej tyre nuk ishin me dokumenta të rregullta dhe vetëm njëri ishte i pajisur me leje qëndrimi. Veprimtaria e tyre kriminale përqendrohej kryesisht rreth orës 02.00-04.00, të mëngjesit, kur pronarët e shtëpive ishin në gjumë.