Policia greke ka zhvilluar disa operacione për goditjen e trafikut të drogës nga Shqipëria, ku ka arrestuar 4 shtetas shqiptarë.
Një 25-vjeçar u kap në kufirin greko-shqiptar, në një zonë pyjore në Kostur, teksa transportonte në këmbë 4 pako që përmbanin 26 kg e 270 gram marijuanë.
Ndërsa në Athinë, janë arrestuar 3 shqiptarë në zonën Agio Pandaleimona. Ata u kapën me 2 kg 550 gram heroinë, 24 kg 132 gram marijuanë, 510 gram kokainë, 3 kg 255 gram përzierës, 10 tableta narkotike, 10.400 euro, 3 peshore, 8 celularë e 2 automjete.





