Greqi, 19 maj 2014 – Arrestohen 4 shqiptarë të akuzuar për vrasjen e një çifti grek. Policia e vendit fqinjë ka bërë të mundur arrestimin e shtetasve Luçiano Gërdhuqi, Rexhep Selimaj, 35 vjeç nga Vlora, Emiljano Selimaj, 33 vjeç dhe Ermira Mustafa, 25 vjeçe.
Ngjarja për të cilën akuzohen 4 shqiptarët ka ndodhur në Greqi më datën 13 shtator 2013. 4 të arrestuarit akuzohen për vrasjen e një çifti të moshës 60 dhe 63 vjeç.
Bëhet me dije se Luçiano Gërdhuqi kërkohet nga Interpol Tirana, pasi ai rezulton se është arratisur nga burgu. Gërdhuqi ishte i dënuar në Shqipëri për trafik droge.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





