Policia e Durrësit ka arrestuar gjatë kësaj fundjave 4 persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Njoftimi:
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Komisariati i Policisë Durrës arrestoi në flagrancë shtetasit:
E. Sh., 25 vjeç, banues në lagjen nr. 18 Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në automjetin që drejtonte shtetasi R. Rr, ju gjet një shkop metalik si ai i Policisë.
E. B., 39 vjeç, banues në lagjen nr. 5 Durrës, pasi nga kontrolli i shërbimeve të Policisë, u kap jashtë banesës duke thyer masën, e sigurisë “Arrest me burg” të vendosur nga Gjykata e Durrësit.
Komisariati i Policisë Shijak arrestoi në flagrancë shtetasin J. H., 30 vjeç, banues në Shijak, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
E. D., 60 vjeç, banues në Elbasan dhe A. F., 31 vjeç, banues në Manzë, Durrës, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.