Itali, 30 korrik 2014 – Karabinierët e qytezës së Montepulcianos, rajoni i Toskanës, me urdhër të Prokurorisë së Sienës ushtruan kontrolle në banesat e anëtarëve të një bande hajdutësh italo-shqiptaro-marokene.

Karabinierët çuan para drejtësisë 9 anëtarë të kësaj bande, që akuzoheshin për vjedhje të ndryshme, përfshirë edhe vjedhjen e një dyqani celularësh në 11 dhjetor 2013, ku u vodh mall me vlerë 11 000 euro.

Anëtarët shqiptarë të kësaj bande janë: F.D. i datëlindjes 1962, M.N. i datëlindjes 1966,  B.M. i datëlindjes 1992 , në banesën e së cilit u gjetën edhe 2 biçikleta të vjedhura në datën 11 mars 2014, H. M. (femër) e datëlindjes 1992,  H. M. (femër, tjetër person ) e datëlindjes 1971.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/