Policia e Durrësit ka arrestuar 4 persona, për veprën penale “dhunë në familje”, si dhe një 41-vjeçar pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit;

A. D., 60 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

A. M., 52 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

A. Ll., 50 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj motrës së tij.

B. F., 47 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin F. Ç., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin në gjëndje të dehur.

Materialet i kaluan në Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.