VLORE, 24 shkurt 2013- Gjatë 24 orëve të fundit Strukturat e Drejtoisë së Policisë Qarku Vlorë kanë arrestuar 5 persona për vjedhje automjetesh dhe tela të energjisë elektrike, më konkretisht:
Himarë, arrestohen nga policia e shtetasit: Perikli Garo dhe Aristotel Garo, këto shtetas u arrestuan pasi kanë vjedhur 600 metra tel të energjisë elektrike të linjës Himarë e vjetër.
Delvinë, arrestohen Astrit Ismail Ruci 55 vjec dhe Zef Gjon Prenga vjec 53, të dy banues në Sarandë pasi kanë vjedhur një furgon dhe disa shtylla hekuri në fshatin Bajkaj Delvinë, të cilat i kanë shitur për skrap.
Sarandë, kapet nga shërbimet e patrullës së përgjithshme shtetasi i shpallur në kërkim: Denis Alushi 26 vjec lindur në Lushnje dhe banues Shkodër. Ky shtetas është dënuar 3 vjet e 4 muaj burg për “Dhënie Ndihme për kalim të paligjshëm të Kufirit”.





