5 efektivë të Forcave Operacionale janë vënë në pranga pasi akuzohen për shpërdorim detyre. Mësohet se policët nuk kanë kryer me korrektësi kontrollin në burgun e Peqinit.
Në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale; A.O, L.C, B.K, D.Q, K.H, pasi nuk kanë kryer në mënyrë korrekte detyrën e tyre, atë të kontrollit të të paraburgosurve dhe të dënuarve.
Gjithashtu është kapur në flagrancë edhe i të dënuari Dritan V., pasi ka konsumuar element të veprës penale parashikuar nga neni 324/a i Kodit Penal.
I dënuari Dritan V., ka pasur telefon me vete nga kalimi nga IEVP Peqin në IEVP 313, ku gjatë transportit kaluar 3 kontrolle.





