Disa punonjës së Kadastrës së Tiranës janë vënë në pranga këtë të mërkurë.
Sipas informacioneve paraprake këta punonjës janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, pasi akuzohen se kanë kryer një sërë shkelje gjatë ushtrimit të detyrës.
Emrat e personave të arrestuar nuk bëhen me dije, ndërsa nga hetimi i Prokurorit Bledar Velikaj rezultoi se ata kishin legalizuar si private një pronë ku ishte ndërtuar një qendër shëndetësore.
Pas arrestimit të zyrtarëve, janë sekuestruar edhe disa praktika.





