Arrestohen 5 vëllezër nga Divjaka, pasi rrahën të afërmit e tyre.

Në pranga kanë rënë: Genti Karaj 23 vjeç; Pëllumb Karaj 29 vjeç; Sadik Karaj 31 vjeç; Sami Karaj 40 vjeç dhe Gëzim Karaj 43 vjeç, të pestë banues në fshatin Shënepremte, të Divjakës.

Policia njfotn se më 17 janar, në fshatin Shënepremte, për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë dhunuar fizikisht me sende të forta të afërmit e tyre, kushërinj të parë, shtetasit; B.D, 42 vjeç; K.D,(djali i B.D) 21 vjeç dhe A.Ç, (kunati i B.D), 31 vjeç, të tre banues po në këtë fshat.

Kushërinjtë kanë marrë plagë të lehta në pjesë të ndryshme të trupit.