Policia e Kukësit ka vënë sot në pranga 6 doganierë si dhe ka shpallur në kërkim 4 të tjerë, duke finalizuar kështu operacionin e koduar “Kalimi i fundit”.
Rastet ishin denoncuar në dogana dhe pas hetimit, burime zyrtare njoftojnë se janë arrestuar:
1- Ndriçim Ademaj, 46 vjeç, banues në Kukës, me arsim të lartë, me detyrë doganier pranë Doganës Morinë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
2- Binak Halilaj, 54 vjeç, banues në Kukës, me arsim të lartë, me detyrë pergjegjes ndërrese pranë Doganës Morinë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shperdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
3- Afrim Jonuzi, 39 vjeç, banues në Kukës, me arsim të lartë, me detyrë doganier pranë Doganës Morinë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
4- Resmi Fejzo, 62 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, me arsim te lartë, me detyrë doganier pranë Doganës Morinë, i dyshuar per kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
5- Elson Basha, 37 vjeç, banues në Kukës, me arsim të lartë, me detyrë doganier pranë Doganës Morinë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
6- Kasem Maksuti, 51 vjeç, banues në Kukës, me detyrë punonjës pranë SPK Morinë, i dyshuar per kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”
Këta punonjës nuk kanë kryer veprime doganore ndaj mjetit me targa “AA 169 CG”, në pronësi të shtetasit N.F, i cili ishte i ngarkuar me një sasi prej 226 bidonë të mbushur me lëng, i dyshuar si ujë për bateri ( gjithsej 5 650 kg), automjet që dyshohet se ka kaluar kontrabandë nëpërmjet doganës Morinë.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve :
D.E, 29 vjeç, banues në Kukës, doganier pranë Doganës Morinë,
N.F, 28 vjeç, banues në Kukës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kontrabandës”,
S.B, 56 vjeç, banues në Kukës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kontrabandës”.
G.Sh, 28 vjeç, banues Kukës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kontrabandës”.





