7 korrik 2015 – Finalizohet me sukses operacioni “Ricarica”, duke vënë në pranga 6 persona nga Durrësi.

Burime zyrtare të Policisë së Durrësit njoftojnë se ky operacion u bë i mundur në sajë të bashkëpunimit të Sektorit për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë Qarkut Durrës, me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Tiranë dhe Zyrën e Interpolit.

Në pranga ranë këta persona:

•Kastriot Dyrmishi, 32 vjeç, banues në Durrës,

•Laert Teneqexhi, 25 vjeç, banues në Durrës,

•A. T., 49 vjeç, banues në Durrës,

•E. T. 52 vjeç, banues në Durrës,

•G. T., 24 vjeç, banues në Durrës,

•L. T., 46 vjeç, banues në Durrës.

Mbi gjashtë durrsakët rëndojnë akuzat për veprat penale “Krijimi i organizatave kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, ndaj të cilëve ishin lëshuar urdhër-arreste nga Gjykata e Firences.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/