Policia e Durrësit në vijim të punës për arrestimin e personave të shpallur në kërkim ka vënë në pranga 4 persona.

Mësohet se janë arrestuar shtetasit:

Mario Zeqiri, 38 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë e ka dënuar me 2 vite, 6 muaj e 15 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Arsim Gashi, 48 vjeç, banues më Fushë Kosovë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Kontrabandë me mallrat e licencuar”.

Flamur Mema, 46 vjeç, banues në Shijak, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 4 muaj burgim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Gjithashtu në pranga të policisë ka rënë edhe një 44-vjeçar i shpallur në kërkim me iniciale S.P., banues në Larshuk të Fushë Krujës, pasi në autostradën Durrës-Tiranë po lëvizte me mjetin e tij me shpejtësi tej normave të lejuara. Pas ndalimit nga ana e policisë Rrugor 44-vjeçari rezultoi i dënuar me masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, strukturat e DVP Durrës dhe Komisariatet e Policisë Shijak dhe Krujë, ndaluan shtetasit:

Mario Zeqiri, 38 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë e ka dënuar me 2 vite, 6 muaj e 15 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Arsim Gashi, 48 vjeç, banues më Fushë Kosovë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Kontrabandë me mallrat e licencuar”;

Flamur Mema, 46 vjeç, banues në Shijak, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 4 muaj burgim për veprën penale “Dhuna në familje”;

Shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme, për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë, kanë konstatuar në autostradën Durrës-Tiranë, një mjet që po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara. Pas ndalimit të mjetit, gjatë verifikimeve të bëra nga patrulla e Qarkullimit Rrugor rezultoi se shtetasi S. P., 44 vjeç, banues në Larushk, Krujë, ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Shtetasit S. P. iu vendos masa administrative për tejkalim shpejtësie dhe u ndalua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë.