Mediat lokale italiane informojnë se mëngjesin e sotëm autoritetet e drejtësisë kanë vënë në pranga 6 persona të akuzuar per trafik drogë nga Shqipëria drejt Italisë.

Gjatë hetimeve janë sekuestruar 260 kg marijuanë e gjysëm kg kokainë e fshehur në tubat e një gomoneje te kapur gjatë verës së 2018 

Droga ishte e parfumosur me aroma jasemini për t'i shpëtuar nuhatjes së qenve antidroge. 

Gomonia me drogë u kap me 4 korrik 2018, ndërsa transportohej në autostradë nga një automjet tip Honda e që ndiqej nga një tjetër automjet tip Fiat. 

Në pranga u vunë 2 italianë nga Brindisi, Fulvio Lonero e Massimo Ferrero. 

Është hera e parë që antidroga italiane zbuloi një sasi droge e kamufluar me aromë jasemini. 

Sekuestrimi i telefonave celularë ka ndihmuar investiguesit italianë të zbardhin aktivitetin kriminal e të vëne në pranga bashkëpunëtorët e dy të arrestuarve. 

Gjatë ditës, pritet konferenca e shtypit e Prokurorisë së Brindizit me më shumë detaje mbi operacioni e sotëm.