Policia Rrugore në Fier ka vendosur masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Janë arrestuar në flagracë 6 shtetas për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtimit të mjetit në mënyrë të parregullt.

Gjatë javës që lamë pas, janë pezulluar 8 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Janë vendosur 1207 masa administrative, të ndara si vijon:

•8 masa për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike;

•255 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

•29 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;

•128 masa për përdorimin e aparatit celular;

•314 masa për parakalime të gabuara;

•88 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;

•5 masa për mungesë të siguracionit të mjetit; •388 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor të cilat janë burim aksidenti.

Kontrollet do vazhdojnë çdo ditë me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës.

Policia Rrugore e Fierit falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.