Policia gjermane ka vënë në pranga një 19 vjeçar shqiptar në qyetetin e Kolnit, i dyshuar si shpërndarës droge.
Gjatë kontrollit që policia ushtroi në banesën e të riut shqiptar, policia gjeti në cilësinë e provës materiale 37 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe disa mijëra euro, të cilat u sekuestuan nga efektivët. Në banesë u gjetën edhe tre shqiptarë të tjerë të moshave 18, 19 dhe 20 vjeç.
Menjëherë pas ksaj ata arrestuan në një tjetër banesë dy shqiptarë të tjerë të moshave 22 dhe 24 vjeç të cilët dyshohet të kenë bashkëpunim në rrjetin e shpërndarjes së drogës në qytetin Neumarkt. Për shkak të hetimeve të fshehta nuk jepen emrat e të dyshuarve apo informacione të mëtejshme.
Deri tani janë arrestuar 6 shqiptar. Hetimet janë në vazhdim.





