Kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës 8 persona, njëri prej të cilëve i shpallur në kërkim. Njëri prej të arrestuarve u ndalua për veprat penale “Vjedhja” dhe “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Shtetasi A. Sh., 25 vjeç, u arrestua pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ka kryer një vjedhje. Të tjerët akuzohen për posedim lënde narkotike, vjedhje, drejtim të mjetit në gjendje të dehur me pasojë aksident.
Njoftimi i plotë:
Bien në prangat e Policisë 8 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.
Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë ekzekutimi i urdhrit të ndalimit për shtetasin E. L., 23 vjeç, pasi nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas ka qenë poseduesi i 64 dozave me lëndë narkotike të llojit cannabis sativa që janë gjetur në datën 04.09.2020, në rrugën “Mihal Popi”.
Po nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. P., 22 vjeç, pasi në rrugën “Ndre Mjeda”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e policisë të Seksionit të Forcës së Posaçme “Shigjetat”, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kanabis.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë ndalimi i shtetasit A. Ç., 30 vjeç, pasi më datë 11.02.2021, ka aksidentuar dhe është larguar nga vendngjarja, shtetasin R. A., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasve A. E., 20 vjeçe dhe K. A., 22 vjeç, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë ndalimi për veprat penale “Vjedhja” dhe “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, i shtetasit A. Sh., 25 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ka kryer një vjedhje.
Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit F. C., 32 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. L., 51 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.65 mg/l, është përfshirë në aksident me dy mjete dhe për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i mjeti S. L., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.





