Nëntë pronarë biznesesh janë arrestuar nga policia për vjedhje të energjisë elektrike. Sipas policisë, shtetasit e arrestuar kanë biznese në Durrës, Kavajë dhe Shijak.
Gjithashtu është arrestuar edhe një punonjës i OSHEE-së në Kavajë për shpërdorim detyre.
Ndërkohë, të martën OSHEE-ja ka njoftuar shkarkimin e 78 punonjësve, pesë prej të cilëve i ka kallëzuar në Prokurori. Inspektimet dhe verifikimet e bëra nga drejtoria rajonale e Tiranës kanë konstatuar shkelje dhe parregullsi në procedura të ndryshme për 78 punonjës që kanë abuzuar me detyrën.