Policia ka sekuestruar 161 kg kanabis në një banesë në qytetin e Lezhës, ndërsa janë arrestuar babë e bir.
Sipas të dhënave policore, mësohet se droga ishte futur në bidona plastikë dhe në qese plastike. Ndërsa në pranga ranë Leo (Rit) Koca, 35 vjeç dhe Mark Koca, 65 vjeç.
“Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, u gjet e u bllokua në cilësinë e provës materiale 161 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa e futur në 6 bidona plastikë dhe 3 qese plastike”, informon policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.





