10 shtator 2015 – Babë e bir nga Mati arrestohen për armëmbajtje pa leje dhe posedim të lëndës narkotike. Në pranga kanë përfunduar Lavdi Zhgjoti, 57 vjeç dhe Ergys Zhgjoti, 22 vjeç, banues në fshatin Lis të Matit.
Fillimisht forcat e policisë kanë arrestuar në flagrancë 22-vjeçarin pasi në lulishten para shtëpisë, iu gjet një dozë lëndë narkotike. Më pas operacioni ka vijuar me kontrollin në banesë, ku u gjetën armë dhe municione të cilat i posedonin babë e bir pa leje përkatëse.
Armët dhe municionet që u sekuestruan:
-Armë zjarri kallashnikov, prodhim kinez model 56, kalibri 7.62mm,
-Armë zjarri pushkë, model 63, gjysmë automatik kalibri 7.62mm,
-Armë gjahu çifte,
-49 fishekë model 56 të kalibrit 7.62mm,
-Si dhe dy karikatorë me fishekë.
/portali DurresLajm/