Policia e Dibrës ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës dhe ka vënë në pranga drejtorin e degës postare të Dibrës, Ilir Vrança, 64 vjeç dhe kryetarin e Zyrës së Shërbimeve dhe Marketingut në Postën e Dibrës, Xhevdet Doda, 64 vjeç. Të dy ata akuzohen për shpërdorim detyre.
“Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, i kanë shkaktuar degës postare Dibër, një dëm ekonomik në vlera të konsiderueshme monetare”, thuhet në një njoftim të policisë.
Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e Gazmir Hasit, 33 vjeç, ish-punonjës i shërbimit postar në njësinë administrative Kastriot, Dibër.
Ai dyshohet se ka vjedhur masat e pensionit dhe të ndihmës ekonomike, si dhe ka falsifikuar mandat-pagesat duke firmosur në emër të përfituesve. Klan News raporton se Hasi ka vjedhur 60 milionë Lekë të vjetra.
Ai dyshohet se ka vjedhur masat e pensionit dhe të ndihmës ekonomike, si dhe ka falsifikuar mandat-pagesat duke firmosur në emër të përfituesve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./





