Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi janë arrestuar nga Policia e Kosovës mbrëmjen e së hënës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se arrestimi i dy deputetëve të Kuvendit ka ardhur pas urdhrit të Gjykatës.

"Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit realizon detyrat dhe autorizimet e saj ligjore duke u bazuar edhe në vendimet apo urdhëresat e organeve kompetente të drejtësisë. Për këtë rast bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë për ndalim, arrestim dhe dërgim në qendrën e paraburgimit janë ndërmarrë veprimet ligjore", tha Ahmeti.

Dy deputetët e VV, dje kishin shkelur arrestin shtëpiak, duke dalë në festën në qendër të Prishtinës, pas fitores së Shpend Ahmetit.