Policia ka arrestuar dy djemtë e Azem Hajdarit, pasi akuzohen për dhunë të ushtruar ndaj një personi.
Kirjald Hajdari 32 vjeç dhe Azem Hajdari 19 vjeç, janë ndaluar në pikën kufitare të Muriqanit, më 2 janar 2018, pasi mbi ta rëndon akuza e “Plagosje e lehtë me dashje”.
Dy vëllezërit Hajdari u ndaluan për ngjarjen e ndodhur më 27 dhjetor të 2017-s, ku te “Varrezat e Dëshmorëve” në kryeqytet, kishin rrahur shtetasin Mikel Eduart Margjeka.
Ndërkohë, bëhet e ditur se pas konsultimit me Prokurorinë dhe kryerjes së veprimeve procedurale, djemtë e Azem Hajdarit janë lënë në gjendje të lirë.





