Dy drejtues të pikave kufitare në Qafë Prush dhe Qafë Morinë janë arrestuar nga policia e Kosovës paraditen e sotme.
Në pranga gjatë operacionit të koduar “Pika” janë vënë edhe 50 punonjës policie, shumica e të cilëve që po ndërronin turnin me njëri tjetrin.
Punonjësit e policisë akuzohen për shpërdorim detyre dhe ryshfet. Dyshohet se këta punonjës policie kanë lejuar kalimin në kufi të shumë qytetarëve nga Shqipëria në Kosovë në mënyrë të parregullt.
Aksioni ka nisur mëngjesin e sotëm, pas një hetimi rreth 1-vjeçar nga autoritetet e Kosovës.
Të gjithë të arrestuarit janë shoqëruar në Policinë e Prishtinës ku do të merren në pyetje lidhur me akuzat që rëndojnë mbi ta.
Pas përfundimit të aksionit, Prokurori i Shtetit njoftoi për mbajtjen e një konferencë të jashtëzakonshme që do të mbahet në orën 15:00.





