Udhëtonin pa leje drejtimi, prangosen në flagrancë nga policia.
Kështu ka ndodhur me dy të rinj në Durrës, të cilët janë ndaluar nga policia, pasi në momentin e kontrollit nuk kishin me vete patentën.
Arrestimet janë kryer në zonën e Shkozetit dhe Plazhit. Madje, njëri nga drejtuesit e mjeteve, ka tentuar t’i shpëtojë kontrollit të policisë duke mos iu bindur urdhrit për të ndaluar.
Njoftimi i policisë:
- Më datë 04.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi SH.D, vjeç 24, në lagjen 13, Plazh, pasi në rrugën Plepa- Shkozet, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.
- Më datë 04.06.2018, u arrestua shtetasi A.K, vjeç 23, banues në Durrës, pasi në lagjen 14, duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Piaxhio”, nuk i ka ndaluar punonjësve të policisë së rendit publik. Nenet 291 e 242 të Kodit Penal





