Dy drejtues mjetesh u arrestuan nga specialistët e qarkullimit rrugor në Durrës, pasi ishin tapë.
U arrestuan në flagrancë shtetasit:
-A. B., 47 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-V. D., 69 vjeç, banues në fshatin Shkallnur, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.





