Bien në prangat e Policisë së Durrësit dy drejtues mjetesh që ishin të dehur, ndërsa blutë e Shijakut kanë proceduar penalisht 2 persona për shpërdorim toke.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit, A. L., 44 vjeç, banues në Krujë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në Krujë, duke drejtuar mjetin në gjëndje të dehur.

Po ashtu u arrestua A. S., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr.13, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, është përplasur me 2 mjete të tjera duke shkaktuar dëme materiale.

Ndërkohë, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Shijak proceduan penalisht për veprën penale “Shpërdorim toke”, shtetasit T. M., 39 vjeç, banues në Shijak  dhe A. D., 42 vjeç, banues në Tiranë. Ata u konstatuan nga shërbimet e Policisë në Xhafzotaj dhe në fshatin Vlash, Shijak, duke hedhur një sasi inertesh.