Specialistët e antidrogës në Policinë e Durrësit kanë arrestuar në flagrance 2 shtetas, të akuzuar për shpërndarje lëndësh narkotike.
Në njoftimin për shtyp të policisë nënvizohet se në pranga kanë përfunduar:
• Artur Kazanxhi, 43 vjeç, banues në Durrës
• Romeo Skënderi, 37 vjeç, banues në Durrës
Sipas njoftimit për shtyp, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Romeo Skënderi, në lagjen nr.1, në Durrës u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale 40 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Shtetasit e mësipërm lëndën narkotike ua shpërndanin përdoruesve të ndryshëm.
Të arrestuarit janë persona me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e krimeve kundër pronës dhe lëndëve narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale“Prodhimi dhe shitja e narkotikëve në bashkëpunim”, parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal.





