Policia e Durrësit ka arrestuar dy shtetase, pasi akuzohen për veprën penale “Dhuna në familje”.
Mësohet se në pranga kanë rënë shtetaset me iniciale: F. Gj., 59-vjeçe dhe F. Z., 28-vjeçe.
Sipas njoftimi të policisë këto dy shtetase kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së djalit të 59-vjeçares, shtetases A. D., 25 vjeçe, banuese në Durrës.
NJOFTIMI I POLICISË:
Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetaset F. Gj., 59 vjeçe dhe F. Z., 28 vjeçe, banuese në Durrës, pasi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së djalit të 59-vjeçares, shtetases A. D., 25 vjeçe, banuese në Durrës.
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.





