5 qershor 2014 – Karabinierët  e qytezës së Fermos, të Rajonit Marke arrestuan dy vëllezër shqiptarë për grabitje me dhunë e në bashkëpunim. Në 9 tetor 2012 tre shqiptarë grabitën me dhunë banesën e Z. Kardinali, një biznesmen Italian. Ndërhyrja e të birit jo vetëm, që i detyroi hajdutët t’ia mbathnin nga banesa , por njëri prej tyre, Gena Noni 26 vjec u bllokua derisa mbërritën karabinierët.

Pas dy vjetësh pune investigative, të ndihmuar edhe nga filmimet e kamerave të sigurisë karabinierët arritën të identifikojnë dy pjesëtarët e tjerë të grupit kriminal. Ata u identifikuan, sepse vazhduan të përdornin me muaj mbas grabitjes të njëjtën makinë, që kishin përdorur për të kryer grabitjen.

U arrestuan dy vëllezër  Marius Gashi, 24 vjec dhe Blerin Gashi, 28 vjec. U shpall në kërkim C.V. 31 vjec, personi, që informoi grupin kriminal për paratë dhe vendin, ku mbaheshin ato në shtëpinë e z. Kardinali.

http://www.informazione.tv/it/Cronaca/art/50825-arrestati-tutti-i-componenti-della-banda-autrice-della-terribile-rapina-all-abitazione-dell-imprenditore-mauro-cardinali/

/ gj.th. agjencia e lajmeve Dyrrah /