Dy hajdutë, njëri nga Tirana e tjetri nga Durrësi, kanë përfunduar në prangat e policisë, pasi akuzohen për vjedhje të kryera në qytetin e Durrësit.

Të arrestuarit janë Pëllumb Mema 27 vjeç, banues në Tiranë dhe Erjon Çezmollari 36 vjeç, banues në Durrës.

I riu nga kryeqyteti u kap në flagrancë në lagjen nr. 13 (Plazh) pasi i ka vjedhur portofolin shtetases M.A. 45 vjeç, banuese në Kosovë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua portofoli.

Ndërsa 36-vjeçari nga Durrësi, është shpallur në kërkim më datë 31.07.2016, pasi ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit Z.Sh. 43 vjeç, banues në Durrës. Policia njofton se sendet e vjedhura, disa pompa uji, u sekuestruan në cilësinë e provave materiale.