11 dhjetor 2014 –  Alket Marku, 30 vjeç dhe Fiorentin Lleshi, 21 vjeç u arrestuan nga policia e qytezës së Sarres në Luginën e Aostës, pak minuta pasi kishin vjedhur një vilë.

 I zoti i vilës, sapo i pikasi hajdutët njoftoi policinë. Vetura Renault Clio e dy hajdutëve u përpoq t’i shpëtonte ndjekjes së policisë, por pas rreth 2 kilometrash ndjekje u bllokua nga policët. Në veturë, krahas dy hajdutëve u gjetën rreth 3 000 euro, dy orë dorë, arturina dhe një tablet të sapo vjedhura në vilën, ku u dha alarmi.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/