8 janar 2015 –  Policia e qytetit të Bolxanos në pjesën gjermanofone të Italisë arrestoi dy hajdutë shqiptarë, që ishin bërë tmerr i zonës. Të arrestuarit janë: Edison Lica, 23 vjec dhe Blerim Lleshi, 25 vjeç.

Të dy hajdutët shqiptarë kishin kryer një seri vjedhjesh në zonë. Vjedhja më spektakolare ishte në banesën e një polici më 14 nëntor, ku u vodh edhe pistoleta e shërbimit, ndonëse ishte e siguruar në kasafortën e shtëpisë. Ndërkohë policia po kërkon për të gjetur, ku e kanë fshehur këtë pistoletë. Identifikimi i hajdutëve u bë i mundur në sajë të filmimit nga telekamera e njërës prej banesave të “vizituara” nga dyshja e hajdutëve.

Edisoni, për disa kohë ka punuar në një firmë që merret me prodhimin dhe shitjen e pajisjeve kundra vjedhjeve, kështu që e kishte më të lehtë të neutralizonte sistemet kundra vjedhjeve të instaluara në banesat, që ishin objektiv i dy hajdutëve shqiptarë.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/