Policia e Durrësit ka bërë të mundur ndalimin e dy adoleshentëve që akuzohen për vjedhjen e një lokali.
Ata janë shtetasit A.D. 15 vjeç dhe E.T. 14 vjeç, të dy banues në Durrës.
Sipas policisë, të dy të rinnjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 10.07.2017 kanë vjedhur lokalin e shtetasit B.R. në lagjen nr.13.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”.





