Një operacion blic është zhvilluar gjatë natës në Elbasan nga forcat e posaçme të SPAK. Nga operacioni janë arrestuar dy ish-gjyqtarë, Pajtime Fetahu dhe Zihni Shahu.

Me urdhër të SPAK, forcat e policisë kanë ushtruar kontrolle të befasishme në ‘bazat’ e Suel Çelës.

I njohur për të shkuarën e tij kriminale në trafikun e drogës dhe përplasjes me policinë, Çela kërkohet të vihet para drejtësisë pasi bashkëpunëtori i tij i dikurshëm Nuredin Dumani pasi u pendua u tregoi hetuesve se Suel Çela i njohur dhe me emrin Marjus Lulaj e kishte paguar për të vrarë Elton Kilën, të njohur me emrin Oti si edhe administratorin e një shkolle private në Tiranë Lulëzim Masha, krime për të cilat kishte paguar mijëra euro. Atentati ndaj Kilës nuk u realizua ndërsa ndaj Mashës dështoi pasi plumbat kapën vetëm makinën.

Për arrestimin e Çelës janë të interesuar edhe prokurorët belgë, të cilët janë duke punuar për zbardhjen e një vrasje në Antwerp të Belgjikës vitin e kaluar, ku ka dyshime se Çela mund të jetë i implikuar.