Arrestohen dy kosovarë në Portin e Durrësit, të cilët kanë tentuar të kalojnë kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.

Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. E., 31 vjeç dhe H. S., 59 vjeç, banues në Ferizaj, Kosovë. Ata u kapën në PKK Port, Durrës me letra false.

*Po ashtu, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin A. V., 62 vjeç, banues në Derven, Krujë, pasi ka goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasin A. V.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.