Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë dy persona pasi u kapën me kanabis.
Të arrestuarit janë A. G., 27 vjeç dhe A. D., 29 vjeç, banues në Krujë.
Gjatë kontrollit në mjetin tip “Seat”, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 40 gr. lëndë narkotike cannabis sativa, 1 peshore elektronike dhe një objekt metalik të përshtatur për grirjen e lëndës narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Durrës dhe Krujë, për veprime të mëtejshme.





